Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Këto janë 10 klubet më të pasura të futbollit

Publikuar

më:

Futbolli anglez jo vetëm që është më i preferuari në të gjithë botën, por edhe futbolli më i paguar.


Në një klasifikim të stiluar nga “Soccerex Football Finance 100”, që analizon vlerën e futbollistëve në treg, pronat që kanë skuadrat, llogaritë bankare, fuqinë e investimit, si edhe borxhet, zbulohen cilat janë klubet më pasuara në të gjithë botën.

Në klasifikimin prej 100 klubesh dhjetëshen e parë e dominojnë skuadrat angleze, me Manchester City në krye.

Pas saj renditen londinezët e Arsenal, ndërsa një vend në podium ka Paris Saint German. Vendi i katërt për një tjetër britanike, Tottenham. Kinezët e Gunagzhou Evergrande renditen në vendin e pestë, ndërsa pas tyre janë Real Madrid dhe Manchester United.

Barcelona renditet në vendin e 13-të, ndërkohë që skuadra më e pasur nga futbolli italian është Juventus, me rreth 1.3 miliard euro. Chelsea renditet në vendin e 9, ndërsa pas tyre është Bayern Munchen.

Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera italiane, Napoli renditet në vendin e 26-të, Inter në vendin e 30, Milan në vendin e 34 dhe Roma në vendin e 51.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]