Reporteri.net në rrjetet sociale

Rajon / Botë

‘Kina dhe Rusia arsyet pse Kosova nuk mund të jetë kurrë shtet’ – pretendimet e kryediplomatit serb

Publikuar

më:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se Kosova nuk do të jetë kurrë shtet i pavarur për shkak se ajo nuk është njohur nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare dhe për shkak se nuk do të lejohet nga miqtë e Serbisë, Kina dhe Rusia, shkruan Insajderi.

Ai këto komente i ka bërë në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se Kosova pavarësinë e plotë të saj nuk do ta arrijë kurrë, raporton vesti-online.

“Disa vende kanë dërguar trupa dhjetëra mijëra kilometra larg territorit të tyre për të mbrojtur interesat e vendeve tjera, tani thonë se Serbia është në pajtim me Prishtinën, duke pretenduar që ne ta njohim pavarësinë e tyre”, ka thënë Daçiq.

Serbia vazhdimisht është mbështetur në aleatët e saj duke pretenduar se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në shtetet e Bashkimit Evropian.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]