Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Konfirmohet që Ahmeti ishte shkarkuar nga VV për keqpërdorim fondesh dhe vjedhje të veturës

Publikuar

më:

Lufta e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje vetëm sa po merr përmasa më të mëdha. Pas dorëheqjes së sotme të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit, vëllai i tij, Gëzon Kastrati, ka publikuar një dokument përmes së cilit akuzon për keqpërdorime njërin nga aktivistët më të vjetër të partisë, Valdrin Ahmetin, si përkrahës i krahut të deputetit Albin Kurti.

Një dokument i tillë nuk është mohuar as nga aktivisti nga Tirana, Boiken Abazi, poashtu në krahun e Kurtit. Abazi madje ka treguar edhe se një gjë e tillë është pranuar nga vet Ahmeti.

Abazi vetëm ka ‘qortuar’ Gëzon Kastratin -që ka nxjerr në publik një dokument të brendshëm të partisë, mirëpo askund nuk ka mohuar keqpërdorimin nga Ahmeti, shkruan Gazeta Metro.

Në dokumentin që e ka zbuluar vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, Gëzoni, shihet se si Ahmeti ishte shkarkuar nga të gjitha pozitat udhëheqëse në Vetëvendosje, pasi një komision kishte konstatuar se ai kishte keqpërdorur fondet e Lëvizjes.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]