Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, pagën më të madhe se Presidenti i Kinës

Publikuar

më:

Nëse Kryeministri Haradinaj mund të bëhet xheloz se pavarësisht se ia ka rritur pagën vetes, ai vazhdon ta ketë atë dhjetëfish më të vogël se ajo e Presidentit amerikan, ai mund të mburret se ia kalon presidentëve të dy superfuqive tjera ekonomike botërore, Kinës dhe Indisë.

Kryeministri i Kosovës ditë më parë mori një vendim përmes së cilit ia rriti pagën vetes nga 1,300 në 2,950 euro në muaj, pagë kjo që e bën atë më të paguar se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shkruan Gazeta Metro.

Në bazë të një kërkimi në internet dhe listave që publikohen vazhdimisht nga mediat ndërkombëtare, bëhet e ditur që lideri kryesor i vendit me një prej ekonomive më të zhvilluara në botë, Xi Jinping i Kinës, paguhet rreth 18,500 euro në vit, apo rreth 1,500 euro në muaj.

 

Edhe lideri i një tjetër vendi larg më të zhvilluar se Kosova, Narendra Mondi i Indisë, merr rreth 25 mijë euro në vit, apo rreth 2 mijë euro në muaj.

Haradinaj është kritikuar ashpër nga opinioni për rritjen e pagës në gati 100 përqind për vete dhe kabinetin e Kryeministrit. Edhe liderët e vendeve të Ballkanit e kanë pagën më të ulët se Kryeministri i Kosovës. /gazetametro.net

 

Paga vjetore në euro

1. Kryeministri i Singaporit: 1.4 milion euro

2. Kryeministri i Australisë: 440 mijë

3. Presidenti amerikan: 335 mijë

4. Kancelari i Gjermanisë:  216 mijë

5. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: 170 mijë

6. Kryeministri i Japonisë: 160 mijë

7. Presidenti i Turqisë: 130 mijë

8. Presidenti i Rusisë: 125 mijë

9. Kryeministri i Kanadasë: 113 mijë

10. Kryeministri i Kosovës  35, 400 euro

11.  Kryeministri i Indisë: 25 mijë

12. Presidenti i Kinës: 18, 500

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]