×
  • Show Time
  • Art/Kulturë

    Seriali komik i përmasave evropiane “Tre vllaznit”, nisi transmetimin

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 21:14

    Situatat që do t’i veçojnë “Tre vllaznit” janë përplasjet e tri gjeneratave dhe koncepteve të vëllezërve, të cilët jetojnë në një banesë në Prishtinë.

    Në rolet kryesore luajnë Ilir Tafa, si vëllai i madh i familjes, Valmir Krasniqi, i dyti dhe Lum Veseli, vëllai i vogël i shtëpisë.

    Njëri është me besime të viteve të ’50-ta, nostalgji për komunizmin agresiv, përtac e hera-herës edhe mashtrues, vëllai tjetër një pseudo-producent muzikor me karakteristika urbane, ndërsa vëllai i vogël, një super-student që vazhdimisht përjeton përplasje me botën paralele, në të cilën jetojnë vëllezërit të tij.

    Pos, tre vëllezërve, një kastë tjetër gjigante do ta plotësojë e freskojë vazhdimisht serialin si: Sabri Fejzullahu, Arbnesha Graboci – Nigja, Basri Shala, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu, Shengyl Ismaili, Veton Osmani, Shpëtim Kastrati, Nëntor Fetiu, Avni Hoti, Flakron Aliu, Edita Dula e shumë të tjerë.

    Këtu mund ta ndiqni serialin në kohë reale. Do të transmetohet çdo të diele në orën 21:00, në ATV:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!