​NEWBORN merr pamje të re

Me rastin e shënimit të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, obelisku NEWBORN do të merr pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.


Në vitin e 12-të të pavarësisë, NEWBORN synon ta prekë një çështje shumë të ndjeshme dhe shpesh të paragjykuar: të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe gjithë mundin e tyre për t’i tejkaluar vuajtjet dhe stigmën ndaj tyre.

Kjo pamje e re e NEWBORN ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.

Adresimi i stigmës në Kosovë, është në hap me zhvillimet globale për këtë çështje dhe pjesë e fushatave ndërkombëtare, njofton Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Tor turës (QKRMT).