​Xhafer Gashi zgjidhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq

Iniciativa Qytetare për Obiliq, sot ka mbajtur Kuvendin e Parë zgjedhor në të cilën është votuar për kryetar të IQO-së dhe statutin e saj nga e cila do të dalin organet e tjera drejtuese.


Për shkak të rrethanave pandemike, ky proces zgjedhor është zhvilluar duke respektuar masat antiCovid-19 dhe se delegatët e degëve kanë qenë të organizuar me grupe sipas agjendave të përcaktuara.

Kuvendi zgjedhor është mbajtur nën pjesëmarrjen e 316 delegatëve nga 24 degët e IQO-së.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të nderuar anëtarë të Iniciativës Qytetare për Obiliq, delegate të Kuvendit Zgjedhor,

Shumë të dashur qytetarë të Obiliqit,

Procesi zgjedhor i Kuvendit të parë të IQO-së, u përmbyll me sukses, falëndëroj të gjithë delegatët e Kuvendit për pjesëmarrjen e tyre dhe mbarëvajtjen e rregulltë të këtij procesi. Nga ky proces i votimit 309 delegatë më besuan udhëheqjen e të parit të Iniciativës Qytetare për Obiliq, me këtë rast me lejoni që të ju drejtohem jo vetëm si kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq, por si njëri prej jush, për të ju falënderuar e për të shprehur mirënjohjen time për besimin e dhënë si dhe për angazhimin tuaj të vazhdushëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave.

Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projeketet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.

Ju faleminderit për besimin! Bashkë, vetëm me punë të mira! Për qytetarin, për Obiliqin!

Më shumë nga interneti