×
  • Lajme
  • Lajme

    ​1.674 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 8:07

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.


    Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    “Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32’të ka nxjerr vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Me anë të këtij vendimi janë lehtësuar disa masa, ku është zgjatur orari i punës për sektorin e gastronomisë si dhe është hequr kufizimi i lëvizjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!