×
  • Lajme
  • Lajme

    ​3 mijë e 126 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 8:45

    Rastet me COVID-19 këtë të premte shënuan rekord në Kosovë. Po ashtu edhe numri i testimeve ishte më i larti deri më tani.


    Gjatë ditës së djeshme u testuan 1.608 mostra, ndërsa 418 prej tyre rezultuan pozitive.

    Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!