×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Azemi: Rreth 40% e mjeteve nga paketa emergjente janë keqpërdorur

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:39

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur sot shqetësimet e tij në lidhje me zbatimin e paketës emergjente fiskale, duke thënë se rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga COVIDI-19 janë keqpërdorur.


    Në një konferencë shtypi pas takimit me ministren e Financave Hykmete Bajrami, kryetari Azemi theksoi se pikë e parë e diskutimit ka qenë keqpërdorimet e pagave të punëtorëve.

    “40 për qind e mjeteve nuk u kanë shkuar punëtorëve. Janë keqpërdorur nga kompanitë për pagat e para të punëtorëve”, tha Azemi.

    Kreu i sindikatës tha se këto parregullsi janë adresuar në prokurori. Ai theksoi se ka kërkuar nga ministrja Bajrami që të mos ndodhin keqpërdorime të tilla edhe në “rundin” e dytë të pagave.

    Në takim është diskutuar edhe për tërheqjen e mjeteve të Trustit, ku sipas ministres Bajrami nuk do të ketë rimbursim të mjeteve të trustit nga Qeveria.

    Azemi në fund ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë rishikimin e buxhetit për zhbllokimin e paketës emergjente fiskale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!