×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bëhen homazhe para shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 9:40

    Mëngjesin e sotëm, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, humanistin Halil Krastrati, kampionin e boksit, Haxhi Krasniqi dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku kanë bërë nderime tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.


    Sylejman Selimi, deputeti Bekim Haxhiu, gjeneral dhe eprorë tjerë të UÇK-së kanë bërë nderime , në përvjetorin e 65-të të ditëlindjes të komandant Jasharit.

    Ai së bashku me vëllaun e tij Hamzën, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Adem Jashari mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Titulli “Hero i Kosovës” u dha në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!