×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Katër vjet nga protesta për lirimin Ramush e Haradinajt

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 7:10

    Para katër vjetësh në Prishtinë u mbajt protesta kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.


    Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë e tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

    Ish-kryeministri Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

    Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!