×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë testet e ardhura nga Serbia asnjëherë nuk janë përdorur

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 13:43

    Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.


    Ramadani ka thënë se 1.000 testet e pranuara si ndihmë nga Serbia muaj më parë, janë ende të papërdorura.

    Para komisionit, Ramadani ka deklaruar se IKSHP’ja ka bërë kërkesë për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh pas fillimit të rasteve të para në botë në janar.

    “Komiteti për Sëmundjet Ngjitëse është formuar në javën e tretë të janarit. Është komunitet i përgjithshëm që ka të bëjë me sëmundje ngjitëse e ku hyn edhe pandemia COVID-19. Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit. Ka qenë që të themelohet komiteti drejtues ku hyjnë ministri, sekretari i përhershëm dhe të aktivizohet plani i reagimit kombëtar. Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19.

    Tutje, Ramadani ka thënë se ai madje nuk i ka parë këto teste.

    “Kanë ardhë në laboratorin e mikrobiologjisë, as nuk i kam pa vetëm mund të them se nuk janë përdorur. Ato nuk i kam pa më, kanë ardhë prej Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!