×
  • Lajme
  • Lajme

    10% i Trustit, zv.kryeministri Tahiri tregon procedurën dhe kohën e marrjes së parave

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 12:00

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Fondin e Kursimeve Pensional të Kosovës me ç’rast ka dhënë detaje rreth 10% që do parashihet t’u ndahet qytetarëve të Republikës.


    Sipas tij, deri në tri javë do të shkojnë deri në implementimin e kësaj ideje.

    Zv.kryeministri sqaroi se 200 milionë euro parashihet të ndahen nga fondi i TRUST-it për 10%.

    “Është një stimulim në ekonominë e Kosovës. Nuk do të ketë tërheqje nga objekti i Trusti-i, por të gjitha do të bëhen përmes aplikimit online. Vendoset numri personale, i xhirollogarisë për 3-4 ditë do t’i dalin parat personit”, ka thënë ai.

    Më tej, Tahiri tregoi edhe për procedurën teknike që parashihet deri në arritjen e marrjes së kësaj ndihme.

    “Nuk mund të jap datë, por unë e shpjegova. Ligji është në Komisioni Parlamentar dhe deri në fund të javës shkon në lexim të parë. Para 3 jave, kjo punë nuk mund të ndodhë. Ideja e marrjes së 10% nga Trusti është një injeksion për ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!