×
  • Lajme
  • Lajme

    “10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”- lajmërohet personi që e kërcënoi Albin Kurtin

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 10:03

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook mëngjesin e së premtes.


    Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin Facebook-ut, Daniel Arianitti.

    Ai ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

    Daniel Arianitti sot ka shkruar se ai nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij, por ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

    Postimi i plotë:

    Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?

    Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!