×
  • Lajme
  • Lajme

    10 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 11:35

    Në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 17 pacientë, 10 prej tyre të infektuar me koronavirus.


    Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, shtatë prej tyre janë në gjendje stabile, tre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq njëri nga ta është në gjendje më të rënduar dhe është duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv.

    Bëhet e ditur se në repart vazhdojnë trajtimin dy pacientë të cilët kanë rezultuar negativë në testimin e fundit për COVID-19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.

    Deri tash në nivel vendi janë infektuar 1064 persona, 829 persona janë shëruar ndërkaq 30 persona kanë vdekur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!