×
  • Lajme
  • Lajme

    12 pacientë me coronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 8:57

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 12 pacientë me coronavirus.


    Spitali i Përgjithshëm i Pejës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 12 pacientë me coronavirus.

    Sipas njoftimit, gjashtë prej tyre janë në oksigjeno-terapi, shkruan lajmi.net.

    Njoftimi i plotë:

    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

    24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

    195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039

    analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

    Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19.

    Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!