×
  • Lajme
  • Lajme

    12 vite nga transformimi i TMK-së në

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 8:24

    Sot janë bërë 12 vite që kur Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) u transformuan në Frocat e Sigurisë së Kosovës.


    FSK-ja u formua më 21 janar 2009, pas shpërbërjes së TMK-së.

    FSK-ja fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

    Më 4 mars të vitit 2014, Qeveria e Kosovës mori vendimin që të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, si ushtri e Kosovës, e cila parashihet t’i mbërrijë kapacitetet që të mund të sigurojë integritetin e Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!