×
  • Lajme
  • Lajme

    141 persona me Coronavirus të shtrirë në QKUK, 4 prej tyre në gjendje kritike

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 11:52

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitivë, derisa 4 janë në gjendje kritike, njofton QKUK-ja.


    “Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitivë, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitivë me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitivë, një nga ta, 1 i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftim. ​

    ​Tutje bëhet e ditur se nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    “Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, thotë QKUK.

    Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!