×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vite më parë kur Haga shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, dhe pritja madhështore që ju bë në Kosovë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 21:22

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka rrëfyer përvojën e tij të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.


    Në 15 vjetorin e shpalljes së tij të pafajshëm nga Tribunali i Hagës, Limaj ka folur gjerësisht për 33 muajt e qëndrimit i paraburgosur në Sheviningën të Holandës.

    “Nga Pogdorica Carla del Ponte e ka bërë të ditur aktakuzën ndaj meje kur unë isha në Slloveni. Dhe pas dy javësh me kanë dërguar në Sheviningen. 33 muaj kam qëndruar atje”, ka thënë ai.

    Në një përmbledhje të shfaqur nga RTK-ja para emisionit ku shfaqeshin momente që nga lirimi dhe arrritja në shtëpi, Limaj ka kujtuar Hajredin Balën, i akuzuar bashkë më të në Hagë dhe i cili nuk jeton më.

    Po ashtu Limaj i ka kujtuar edhe prindërit e tij dhe gruan që nuk jetojnë më dhe të afërmit e tij që u shfaqën në video.

    “Haga ishte krijuar për krimet serbe që ishin kryer në Bosnje, Kroaci… Ne e kemi parë si krijesë të tillë të gjykimit të krimeve serbe. Dhe pastaj lufta në Kosovë dhe në përcepcionin tonë ishte se kjo gjykatë ishte për krimet serbe dhe krimet e Millosheviqit. Kur ka dalë aktakuza ndaj meje unë kam qenë i befasuar, kam qenë i befasuar edhe se si po gjykohën shqiptarët”, ka thënë Limaj.

    Ai tutje ka thënë se ata nuk i kanë ikur drejtësisë pasi që e kanë ditur se janë të pafajshëm dhe se nuk kishin çfarë të fshehin nga e kaluara e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!