×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vite nga shpallja e pafajësisë së Fatmir Limajt

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 11:14

    Me 30 nëntor 2005, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, i cili ishte njëri ndër komandantët më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me 1 dhjetor të atij viti, kishte arritur në Kosovë, ku kishin dalë ta presin liderë politikë dhe mijëra qytetarë.


    Nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për aktakuzat e ngritura ndaj tij.

    Fatmir Limaj atëbotë ishte deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt të vitit 2003 nën akuzat për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe atyre serbë gjatë verës së vitit 1998, akuza të cilat Gjykata i kishte cilësuar të pabaza me 30 nëntor 2005.

    Me 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj kishte ateruar në Aeroportin e Prishtinës ku aty ishte pritur nga liderë të lartë politik.

    Në pritje të tij kishin dal të gjithë bashkë komandantët e UÇK’së, si: Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja si dhe Agim Çeku.

    Përveç tyre në pritje të tij kishin dalë edhe mijëra qytetarët, të cilët nuk i zinin rrugët e as sheshet.

    Pas triumfit në Hagë, ai i’u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së, por në vitin 2014 Limaj bashkë me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, themeluan një parti të re, NISMA Socialdemokrate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!