×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: 16 të arrestuar në Karaçevë, 8 prej tyre policë – operacioni po vazhdon

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 22:26

    Njësitë Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se deri më tani shifra e të arrestuarve gjatë këtij operacioni është 16 persona gjithsej, 8 prej tyre policë.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net një zyrtar policorë, nga vendi i ngjarjes.

    Cak i këtij aksioni janë kazinotë ilegale që operojnë tash e sa kohë në këtë zonë kufitare, që njihet për krim të organizuar, kontrabandë e prostitucion.

    Operacioni është duke vijuar, derisa në aksion janë të përfshirë edhe njësia elitë FIT, shkruan Reporteri.net.

    Në Karaçevë po qëndrojnë edhe njësia elitare FIT, arrestohen disa persona për krim të organizuar

     

    Aksioni nisi derisa në Kuvend të Kosovës po diskutohej pikërisht ky problem. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën premtoi pikërisht mbylljen e kazinove në Karaçevë. /Reporteri.net/.

    EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës aksion në Karaçevë, cak krimi i organizuar në këtë zonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!