×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe gushti nis me shifra alarmante: 16 viktima për 24 orë nga Covid-19 në Kosovë, në total 300

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 15:14

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë, gjersa sot numri i të infektuarve ka rënë në krahasim me ditët e kaluara, shkruan Reporteri.


    Këto shifra kanë dalë nga 475 mostra sa janë testuar gjithsej. Me rastet e fundit numri i viktimave në Kosovës ka arritur në 300. Të vdekurit potencohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Muaji korrik ka shënuar shifra të larta të viktimave nga koronavirusi në Kosovë, gjersa edhe numri i të infektuarve ka qenë alarmant. Me shifra të njëjta po vazhdon edhe muaji gusht, të paktën në javën e parë të tij.

    Nga 1 korriku e deri në përmbylljen e muajit, numri total i viktimave nga koronavirusi ka qenë 196.

    Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 3.908.

    Qeveria, ndërkohë, po vazhdon të insistojë në respektimin e masave anti-COVID, dhe që nga festa e Kurban Bajramit ka marrë aksione të ashpra nëpër çdo qytet.

    Policia e Inspektorati po dënojnë qytetarët pa maska e çdo biznes që nuk po përfill masat e vendosura nga Qeveria Hoti.

    Ndryshe, ekspertë të shëndetësisë dhe zyrtarë të Ministrisë, po kërkojnë të respektohen masat me përpikëri, pasi situata është kritike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!