×
  • Lajme
  • Lajme

    16-vjeçarja nga Skenderaj bashkëjeton me një person, shkon në QKUK për të lindur

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 9:39

    Një vajzë e mitur nga fshati Mikushnicë e Skenderajt ka shkuar për të lindur në QKUK, në repartin e gjinekologjisë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.


    Sipas policisë, viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

    Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim.

    “Fsh. Mikushnicë, Skenderaj 2020 – NN. Nga QKUK reparti i gjinekologjisë është raportuar se është sjell viktima femër kosovare (e mitur) për të lindur. Viktima ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!