×
  • Lajme
  • Lajme

    1,641 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 8:02

    Nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15,425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur, 13,165 janë shëruar, ndërsa 1,641 raste janë aktive.


    “Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65,454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
    Gjatë dy javëve të fundit rastet me Covid-19, por edhe vdekjet kanë shënuar rënie, ndërsa është rritur numri i të shëruarve.

    Kjo ka bërë që Qeveria të zbus disa nga masat antiCovid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!