×
  • Lajme
  • Lajme

    17-vjeçari kapet me armë në shkollë në Skenderaj, arrestohet nga policia

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 14:20

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi që të njëjtit i është gjendur një armë zjarri në ambientet e shkollës në Skenderaj.


    Sipas policisë i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Në Skenderaj sekuestrohet një armë

    Skenderaj, 20 prill 2021

    Në vazhdën e angazhimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, brenda hapësirave të një shkolle të mesme profesionale kanë hasur në një të dyshuar të mitur, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

    Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.

    Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’

    Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!