×
  • Lajme
  • Lajme

    19 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 14:58

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me coronavirus nga 2,672 testime.


    MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

    Në total numri i rasteve aktive është 137.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

    Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!