×
  • Lajme
  • Lajme

    19 të vdekur dhe 703 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 14:56

    19 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 703 raste të reja pozitive.


    Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 2 mijë e 255 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 975 mijë e 279 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19 mijë e 458 qytetarë.

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 20 mijë e 652.

    Njoftimi i plotë i MSH-së:

    09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

    Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

    Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!