Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se kishte rrëmbyer një vajzë 19-vjeçare në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari është 23-vjeçar, teksa informatën e kanë marrë përmes telefonit nga një vajzë 19 vjeç, “e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer me forcë në Fushë Kosovë nga i dyshuari GJ.H (M/K), i moshës 23 vjeçar dhe se ajo ishte në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të Ferizajt, që i dyshuari e kishte sjellë me një veturë dhe ishin ndaluar aty”.
“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën të dilte jashtë”, njofton Policia.
Të dy janë dërguar fillimisht në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë-Kosovë, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë-Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.