×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pasi Ministrja Bajrami e implikoi edhe sekretarin e MI-së në vjedhjen 2 milionëshe, Abrashi thërret konferencë për media

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 12:04

    Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Republikës së Kosovës ka shkaktuar skandal brenda institucioneve të vendit, përkatësisht, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës.


    Deri më tani sqarime lidhur me një skandal të tillë ka dhënë Hikmete Bajrami, derisa sot para mediave do të flasin edhe nga Ministria e Infrastrukturës, zyrtarët e të cilës edhe kanë zbuluar vjedhjen.

    “Ministria e Infrastrukturës informon median se sot, e martë (27 tetor 2020), në ora 13:30, organizon konferencë për medie, lidhur me raportimet e medieve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit”, thuhet në njoftim.

    Nga ajo që është thënë deri tani, dyshohet se Labinot Gruda ka thyer paswordin e një punëtori të MI-së, dhe ka bërë të mundur vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga arka e shtetit.

    Ministrja Bajrami tha mbrëmë se përgjegjësi për vjedhjen e 2 milionëshit ka edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!