×
  • Lajme
  • Lajme

    2 të vdekurit në autostradën “Ibrahim Rugova” nuk ishin kosovarë

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 13:18

    Sot në orën 09:30 ka ndodhur një aksident, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë të lënduar.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se rasti ka ndodhur më konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (Fshati Peqan, Suharekë)

    Ai tutje shtoi se në aksident janë përfshirë dy automjete (një furgon udhëtarësh dhe një kamion).

    Mirëpo, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se personat e vdekur nuk ishin kosovarë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e emergjencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!