×
  • Lajme
  • Lajme

    2 zyrtarët që u arrestuan, i morën 500 euro një gruaje për t’ia kaluar testin e patentë shoferit

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 15:19

    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të mërkurën për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.


    Klan Kosova merr vesh se të arrestuarit janë zyrtarë të Departamentit të Patentë Shoferëve në Prishtinë me inicialet E.Zh dhe G.K.

    Sipas burimeve të Klanit ata i kanë marrë një kandidateje për pajisje me patentë shoferë 500 euro me qëllim të kryerjes së provimit teorik.

    Mësohet se pas kësaj aplikantja e kishte kaluar me sukses provimin, ndërkaq pas publikimit të rezultatit policia i ka ndaluar dy zyrtarët.

    Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!