×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti drejtuar Qeverisë për targat: S’ka rrugë të mesme, ose zbatojeni ligjin ose shtyjeni vendimin

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 18:54
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas njoftimit të zëvendëskryeministrit Bislimi se ia kanë dërguar emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak, një propozim se si mund të veprohet për targat.

    Në gjykimin e Hotit, nuk ka “rrugë të mesme” në këtë çështje, ose e zbaton ligjin ose dëgjon kërkesën e ShBA’ve për shtyrje të vendimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, shkroi Hoti në Facebook.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se sot i kanë dërguar sot një shkresë Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën janë theksuar 20 modalitete për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat.

    Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.

    “Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modalitete janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, tha ai në TV1. /Reporteri.net/.

    Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut një shkresë për targat, e bëjmë publike në momentin që dakordohemi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!