×
  • Lajme
  • Lajme

    205 rastet pozitive me Coronavirus vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 15:14

    11 të vdekur dhe 205 raste me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


    Këto shifra kanë dalë nga gjithsej 521 mostra sa janë testuar gjithsej, shkruan Reporteri.

    IKSHPK ka njoftuar po ashtu edhe për 163 të shëruar.

    Për nga numri i të infektuarve prin Prishtina me gjithsej  45 raste, pasuar nga Gjilani me 20 raste.

    Rastet e tjera pozitive vijnë nga: Komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 4.019. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!