×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një hoteli në Pejë, Policia jep detaje

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 20:34

    Mbrëmjen e së hënës, pas orës 23:00, një vajzë 21 vjeçare, është hedhur nga dritarja e katit të tretë të një hoteli në Pejë.


    Vajza me inicialet D.U (emër i njohur për redaksinë), dyshohet se është shtyrë nga ky kat derisa Policia e Kosovës, po e cilëson rastin si ‘lëndim i rëndë trupor’.

    Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë Gazetës Insajderi se deri më tani janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit.

    “Mbrëmë pas orës 23:00 një vajzë është hedhur nga kati i tretë i një hoteli në Pejë. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Janë intervistuar tre persona në cilësinë e dëshmitarit dhe policia rajonale është duke e hetuar ende rastin. Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Gashi.

    Gashi, ka bërë me dije për Insajderin, se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar.

    “Tani për tani nuk ka ndonjë të dyshuar”, u shpreh ai.

    Gazeta Insajderi, merr vesh se gjendja e viktimës nuk është e mirë, ndërsa kontakti me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka qenë i pamundur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!