×
  • Lajme
  • Lajme

    21 zyrtarë policorë kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 13:36

    Pandemia e COVID-19 ka prekur të gjithë personat në Kosovë.


    E sigurisht, edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar, kurse disa prej tyre kanë vdekur për shkak të koronavirusit,

    Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se deri më tani betejën me COVID-19 e kanë humbur 21 pjesëtarë të policisë së Kosovës.

    “Deri më datën 12.04.2021 aktiv me Covid-19 janë 227 punonjës të policisë së Kosovës. Ndërsa, që kanë humbur jetën deri më po të njëjtën datë janë 21 persona”, tha ai.

    Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 595 raste të reja dhe 17 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!