×
  • Lajme
  • Lajme

    22.7 milionë euro u ndanë për OJQ-të gjatë vitit 2018

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 12:05

    Institucionet kanë ndarë 22.7 milionë euro për organizatat joqeveritare për vitin 2018 ku 793 OJQ janë përkrahur nga ministritë, 123 nga komunat dhe 46 nga agjencitë e tjera.


    Kjo u bë e ditur në konferencën  “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike”, ku është publikuar raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.

    Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ky raport tregon se kujt i janë ndarë paratë, por Raporti i Auditimit do të tregojë me detaje se si janë shpenzuar këto para duke ofruar kështu transparencë, njofton Klan Kosova.

    Në këtë konferencë ishte paraparë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por ai në minutat e fundit e ka anuluar pjesëmarrjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!