×
  • Lajme
  • Lajme

    23 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 14:59

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e rasteve të infektuarve me Covid-19 si dhe atyre të vdekur.


    Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit kanë vdekur 23 persona si dhe 424 qytetarë janë infektuar, shkruan Reporteri.net

    Postimi nga MSH:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!