×
  • Lajme
  • Lajme

    23-vjeçarja e besimit katolik konvertohet në Islam: Sikur të kisha lind për s’dyti

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 18:51

    Një katolike, konvertohet në Islam.

    Mjafton kjo bindje dhe besim për një besimtar të rilindur që Zoti është krijuesi i vetëm dhe se Muhamedi është i dërguari i tij, për t’u konvertuar në Islam.

    Një deklaratë si kjo para hoxhës, që merret si dëshmi, mjafton për Fatjona Lekën, që nga ky moment prej një katolikeje të bëhet myslimane.

    “Dëshmoj dhe deklarojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut të madhëruar dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij”, tha hoxhë Bahri Sejdiu para 23 vjeçares në momentin kur u konvertua në Islam, raporton T7.

    Besimtaret e reja si Fatjona në këtë rast konvertohen për shumë arsye personale dhe shpirtërore. Disa pse ndjenjë thirrje të veçantë nga Zoti për të bërë një gjë të tillë, disa prej tyre edhe për arsye personale të identitetit.

    Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu thotë se një ndër kushtet e tjera për t’u konvertuar është bindja pa imponim.

    Shpjegimet teologjike e fetare po ashtu shpesh jepen si arsye për konvertim në islam, por 23 vjeçja thotë se ishin pikërisht arsyet shpirtërore e personale që e mori këtë vendim.

    “Unë kam studiuar dhe kam shikuar shumë edhe çdo herë që studioja fenë islame më jepke një kureshtje shumë të madhe deri në momentin kur shpirtërisht e ndjeva që jam gati me mbajte këtë përgjegjësi, pastaj kur e ndjeva që jam gati dhe dua ta pranojë kërkova informata se qysh mundem me bo, pastaj më drejtuan këtu tek xhamia e madhe, takova hoxhën dhe siç e shihni dhe krym adetet”, tha Fatojna Leka.

    “Sikur të kisha lindur për së dyti, d.m.th. jam më e qetë shpirtërisht, po ashtu shpirtërisht jam më e plotësuar”, shtoi ndër të tjera 23 vjeçja.

    Madje ky vendim nuk i erdhi papritur, pasi ajo përderisa praktikonte fenë katolike ishte agjëruese e Ramazanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!