×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore në Gjilan

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 11:23

    Në komunën e Gjilanit janë gjetur disa mbetje mortore.


    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, shkruan Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar një banor i Gjilanit, i cili kishte hasur në ato mbetje pasditën e djeshme rreth orës 19:30.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!