×
  • Lajme
  • Lajme

    26 policë u arrestuan e 48 u suspenduan nga puna këtë vit, dyshohet se u përfshinë në vepra penale

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 19:50

    Marrja e ryshfetit dyshohet se është arsyeja e arrestimit të një zyrtari policor. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Klinë, ndërsa zyrtari policor ka qenë i angazhuar në pikën doganore në Qafë Prushë.


    Gjithçka ka ndodhur pasi një qytetarë ka denoncuar këtë ngjarje në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Ndërkohë IPK ka përdorur masa të fshehta vëzhgimi, derisa arrestimi është kryer në flagrancë.

    “Polici i ka kërkuar ryshfet një qytetari për të nxjerrë një dokument për regjistrimin e veturës. Ky dokument është tentuar të nxirret në mënyrë të jashtëligjshme. Bëhet fjalë për shumën 300 euro”, tha Kushtrim Hodaj nga IPK.

    Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

    Mirëpo përfshirja e zyrtarëve policorë në vepra të jashtëligjshme nuk është gjë e pazakontë.

    Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti IPK-ja ka arrestuar 26 zyrtarë policor të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    “Ka pasur shumë ankesa nga qytetarët. Prej këtyre ankesave janë trajtuar mbi 270 prej tyre si të bazuara dhe po hetohen nga Departamenti i Hetimeve në Policinë e Kosovës. Si rezultat i këtyre hetimeve, gjatë këtij viti kemi kërkuar suspendimin e 48 zyrtarëve policorë dhe kemi arrestuar 26 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale”, shtoi Hodaj.

    Por avokati Naim Rudari thotë se IPK kohëve të fundit pa nevojë ka ashpërsuar veprimet e tyre ndaj Policisë së Kosovës.

    Vitin e kaluar Inspektorati Policorë i Kosovës kishte arrestuar 38 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!