×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi kërkon dorëheqjen e kryeministrit Hoti

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 9:07

    Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka vazhduar me kërkesën e tij për dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë Hoti.


    Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se dorëheqja e, siç e quan ai, “Kotit është e domosdoshme, për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve”, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Mos i detyroni ata t’ju tregojnë vendin- nuk ju duron askush me këtë nivel injorance të keqpërdorimit të institucioneve për rehatimin e familjarëve.

    Dorëheqja pas tradhtisë së votës-vullnetit qytetar, së paku është akt pendimi.

    Kjo qeveri ilegale përveç që ka deficit të legjitimiteti dhe varet nga Lista Serbe është e paditur dhe injorante dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për integritetin territorial dhe sovranitetin e republikës. Kosova nuk i dorëzohet Rakiqit e as Vuçiqit.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157240542465718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!