×
  • Lajme
  • Lajme

    268 pacientë të shtruar në spitale, mbi 100 me oksigjenoterapi

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 15:36

    Nëpër spitalet e Kosovës janë të shtrirë 268 pacientë që po trajtohen nga COVID-19.


    Kështu ka njoftuar SHSKUK, të cilët kanë dhënë edhe detaje për shëndetin e pacientëve, shkruan Reporteri.net.

    Nga të shtrirët në spitale, mbi 100 persona janë në oksigjeroterapi pasi kanë probleme me frymëmarrje.

    Sipas njoftimit, janë 2 raste në gjendje të rëndë në QKUK.

    Njoftimi i plotë:

    Në SHSKUK po trajtohen 268 pacientë me Covid-19

    Nga raportimet ditore të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës që merren me trajtim të rasteve me Covid-19 dhe 7 spitaleve të përgjithshme, njoftohet se në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë duke u trajtuar 268 pacientë me Covid-19 pozitiv.

    Prej tyre, 166 në klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

    Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

    Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

    Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar.

    Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 raste të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!