×
  • Lajme
  • Lajme

    28 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 920 raste të reja pozitive

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 15:00

    28 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 920 raste të reja pozitive.


    Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 698 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 938 mijë e 504 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15 mijë e 869 qytetarë.

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 24 mijë e 484.

    Njoftimi i plotë i MSH-së:

    07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 10.321 testime,  920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!