×
  • Lajme
  • Lajme

    282 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale, 17 prej tyre në gjendje kritike

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 17:18

    Mbi 280 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit.


    Bazuar në raportn 24 orësh të klinikave dhe spitaleve, 191 pacientë janë me oksigjenoterapi.

    Në ShSKUK, janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 4 prej tyre të intubuar.

    ​”Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë ​ 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19. Në QKUK 160 pacientë,​ kurse 122 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2638146776502112

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!