×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është vetura luksoze e komandantit të FSK-së

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 9:39

    Deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK) e ka bërë edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama.


    Rama ka një apartment 87 m2, në vlerë 87 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

    Në formularin për deklarimin e pasurisë ai ka treguar se ka edhe një shtëpi banimi 220 m2, në vlerë 70 mijë euro, dhe tokë pune e trashëguar në vlerë 40 mijë euro.

    Rama posedon edhe një veturë e tipit “Audi A8”, në vlerë 23 mijë euro të blerë përgjatë vitit 2019.

    Gjenerallejtënant Rama ka 25% të aksioneve edhe në një shoqëri komerciale, kapitali i së cilës është 96 mijë euro.

    Ndërkohë që para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai ka deklaruar mbi 10 mijë euro.

    I njëjti për AKK, ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!