×
  • Lajme
  • Lajme

    3 krimet brenda familjes që shokuan Kosovën: Djali vrau babanë, babai vrau djalin, babai vrau gruan e 2 fëmijët

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 20:51

    Për një periudhë të shkurtër as një mujore , tri ngjarje të rënda, krim në familje kanë tronditur opinionin kosovar, shkruan Reporteri.net.


    Sot dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albertin.

    Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi më 30 dhjetor në familjen Zuka në Pozheran ku një burrë vrau bashkëshorten dhe dy djemtë e tij e më pas edhe veten.

    Shokues për Kosovën ishte edhe vrasja e një burri në Prizren nga djali i tij.

    Si ndodhën këto ngjarje:

    Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë. Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi. Ai dyshohet se është vrarë nga babi i tij, Skënder Krasniqi ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

    “Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast”, thonë Policia .

    Por, burime të sigurta i kanë konfirmuar Reporterit se viktima është Albert Krasniqi, ndërkohë që i arrestuari Skënder Krasniqi, babai i viktimës.

    Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

    Vrasja e katërfisht në Viti
    Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur më datën 30 dhjetor në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

    Personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

    Djali vrau babën me thikë në Prizren

    Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

    Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

    “Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.
    Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!