×
  • Lajme
  • Lajme

    3 mijë e 339 raste aktive me COVID në Kosovë

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 8:40

    Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 339 raste aktive me COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 585 raste pozitive nga gjashtë mijë e 589 testime të bëra. Ndërkaq nuk është regjistruar asnjë vdekje nga ky virus.

    Në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 372, ndërsa janë dhënë tre mijë e 830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

    Deri më sot 794 mijë e 496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 27 mijë e 183 doza përforcuese dhe dy mijë e 147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!