×
  • Lajme
  • Lajme

    34 të mitura janë bërë nëna në Kosovë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 20:12

    Gjatë së dielës në QKUK ka lindur edhe një 16 vjeçare. Diçka e tillë cilësohet shqetësuese.


    Epitetin nënë gjatë së dielës e mori edhe një 16 vjeçare, në Klinikën e Gjinekologjisë.

    Ani pse u bë me fëmijë, edhe vetë nëna cilësohet e mitur.

    Ajo bashkëjetonte me një djalë 18 vjeçar prej kohësh, e ky i fundit për këtë shkak dyshohet se ka kryer vepër penale.

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili tha se megjithatë e mitura doli nga spitali në gjendje stabile.

    Por ky nuk është rasti i vetëm që në Kosovë vajzat e mitura bëhen nëna – mësohet se 34 të mitura janë bërë nëna në Kosovë.

    Në raste të tilla, kur vajzat e mitura mbesin shtatzënë, ekziston rrezik i përgjithshëm për shëndetin e tyre.

    Nga Koalicioni i OJQ’ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, thonë se bashkësia jashtëmartesore me të mitur, është shqetësuese.

    Donjeta Kelmendi nga KOMF tregon cilët faktorë që ndodhin rastet e tilla.

    Për T7, nga Policia e Kosovës, kanë treguar se gjatë vitit 2018 janë raportuar 15 raste ku persona të caktuar kanë bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjecare, ndërsa 8 raste të tilla vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019.

    Përveç bashkëjetesës, të miturit në Kosovë ndodhë që të martohen edhe me dokumente.

    Sipas ligjit, edhe të miturit e moshës 16 vjecare kjo u mundësohet, nëse plotësojnë disa kritere.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2018 ka miratuar një rezolutë për martesat e hershme, përmes të cilës iu bëjnë thirrje të gjitha shteteve të mos lejojnë martesat nën moshën 18 vjecare.

    Martesave të hershme iu kanë nënshtruar 53 vajza gjatë vitit 2018, ndërsa vetëm pesë muajve të parë të vitit 2019, 16.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!