×
  • Lajme
  • Lajme

    400 mijë euro u konfiskuan në aksionin e sotëm të policisë

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 13:58

    12 persona janë arrestuar sot në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa komuna të vendit, 10 prej tyre zyrtarë të shtetit.


    Këto detaje janë bërë të ditura në një konferencë të përbashkët për media të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Lumezi tha se këtë aksion janë sekuestruar rreth 400 mijë euro, disa vetura dhe laptopë.

    “Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura laptopë. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy janë qytetarë të Republikës.

    Për shumën janë konfiskuar dikund rreth 400 mijë euro”, u shpreh ai.

    Tutje Lumezi bëri të ditur se grumbullimi i informacioneve ka filluar që nga janari.

    “Pas ndërmarrjes së këtyre masave kemi marrë vendim që të marrim urdhër për bastisje. Pas marrjes së urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake, kemi bërë bastisjen e lokaleve ku gjatë bastisjeve e kemi arsyetuar kërkesën për kryerjen e tyre”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!